April 15, 2026
1 min read

Presidenti, deklarohet Konjufca: Nëse opozita propozon kandidat, unë tërhiqem menjëherë

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se kjo është një çështje që varet nga vullneti i opozitës.

Gjatë një deklarate për media, ai shtoi se do ta tërheqë kandidaturën e tij në momentin që partitë opozitare të paraqesin një propozim tjetër për president.

“Në momentin që opozita e qet një kandidat të përbashkët unë menjëherë do ta bëja këtë punë, gjëja e parë që do ta bëja sepse le të themi se shumë më e rëndësishme është që Kosova ta ketë presidentin e vetë se sa që ai ta ketë emrin Glauk Konjufca. Shumë më e rëndësishme është që ta kemi një president, kjo është e para, pastaj për emrin mund të pajtohemi mund ta gjejmë një konsensus mes subjekteve politike”, theksoi zëvendëskryeministri.

Konjufca ndër të tjera tha se kryeminstri Kurti së shpejti do t’ju drejtohet edhe një herë partive politike.

“Unë qysh e kam parë deri tash të dy subjektet politike nuk kanë qenë të vullnetshme me propozu emra,  kjo është edhe arsyeja se jemi këtu ku jemi dhe nuk po më duket që deri tash kemi gjet një zgjidhje. Natyrisht duhet të besojmë në zgjidhje deri në fund janë edhe 12 apo 13 ditë deri në fund, por besoj që kryeministri tashmë besoj që do t’u drejtohet edhe një herë partive politike. LDK-ja ma ka lënë përshtypjen që do të takohet jo veç edhe njëherë nëse ka nevojë, por më shumë se një herë dhe ta gjejmë një zgjidhje për presidentin”, ka deklaruar ai.

Latest from Blog

Go toTop