February 12, 2026
1 min read

Qeveria procedon në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026

Në mbledhjen e parë, Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026. Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se vlera totale e buxhetit arrin 4 miliardë euro.

“Sot po e riprocedojmë në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026, të cilin e kishim miratuar më 31 tetor të vitit të kaluar. Nga kjo shumë, për komunat e Kosovës janë planifikuar 867 milionë euro”, tha Kurti.

Ai njëherësh tha se ky buxhet përfshin edhe pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, e cila do të fillojë të paguhet sapo ligji të hyjë në fuqi.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop