March 3, 2026
1 min read

Rutte: NATO-ja s’është e përfshirë në konflikt, por do të mbrojë çdo centimetër të vendeve anëtare

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një vizite në Shkup, deklaroi se aleanca nuk është e përfshirë në konfliktin në Lindjen e Mesme, por se do të mbrojë çdo centimetër të territoreve të vendeve anëtare.

Ai shtoi se qëllimi i fushatës së udhëhequr nga SHBA-ja dhe Izraeli në Iran, është neutralizimi i kapaciteteve bërthamore dhe raketore të regjimit të këtij vendi, i cili, sipas tij, paraqet kërcënim për rajonin, Izraelin dhe Evropën.

Rutte e cilësoi ish-udhëheqësin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, si përgjegjës për vdekjen e mijëra protestuesve gjatë këtij viti dhe për dhjetëra vepra terroriste ndër dekada.

Sekretari i NATO-s theksoi se askush nuk ka kërkuar përfshirjen e aleancës në konflikt, por shumë vende anëtare po ofrojnë mbështetje, raporton REL, transmeton Klankosova.tv.

Komandantët e NATO-s, sipas tij, punojnë çdo ditë për sigurinë e vendeve anëtarëve përballë kërcënimeve – përfshirë ato terroriste.

Latest from Blog

“La vida Loca”, nga Istogu në Mallorca

Dy motrat Balaj, Rina dhe Rudina vazhdojnë t’i ndjekin qefet vetes. Dy motrat istogase kanë shkuar për pushime në Majorka të Spanjës. Pa asnjë shoqërues, motrat Balaj shfaqen me stil elektrizues në
Go toTop