by
January 30, 2026
1 min read

Tahiri: Gjykata rrëzon vendimin për grabitjen e pronës publike në Prishtinë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se Gjykata e Shkallës së Dytë ka rrëzuar një vendim të mëhershëm gjyqësor, i cili sipas tij rrezikonte përvetësimin e pronës publike në qendër të Prishtinës.

Tahiri tha se ishte njoftuar disa muaj më parë për një vendim që, sipas tij, do t’u hapte rrugë grupeve të fuqishme të interesit për të marrë tokë publike me qëllim ndërtimin e kullave afariste, në dëm të qytetarëve.

Ai theksoi se nuk ka heshtur ndaj këtij rasti dhe se kishte angazhuar një ekip profesional për të mbrojtur interesin publik.

“Sot, drejtësia foli. Gjykata e Shkallës së Dytë e rrëzoi vendimin e padrejtë të shkallës së parë dhe e ktheu çështjen në pikën zero”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas tij, ky vendim përbën një fitore të madhe për Prishtinën dhe për qytetarët, duke e cilësuar atë si fitore kundër abuzimit dhe kapjes së pronës publike.

“Interesi publik duhet të jetë mbi interesat e grupeve të kriminalizuara”, përfundoi Tahiri.

Latest from Blog

Aksident në Prishtinë, bllokohet trafiku

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën që të dërgon nga Prishtina drejt Mitrovicës. Sipas pamjeve të sigurara në këtë aksident trafiku janë përfshirë një kamionë dhe një veturë.

Tensionet SHBA-Iran rrisin sërish çmimet e naftës

Çmimet e naftës janë rritur pas përshkallëzimit të sulmeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke shtuar shqetësimet për mbylljen e deklaruar nga Teherani të Ngushticës së Hormuzit. Nafta Brent, referenca globale
Go toTop