February 27, 2026
1 min read

Vjedhje e rëndë në Malishevë/ Hajnat marrin para, ari dhe një pistoletë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Malishevë.

Sipas raportit 24 orësh të Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 26.02.2026, në rrugën “Adem Jashari”, në intervalin kohor 17:10-20:30.

Ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, prej nga kanë vjedhur para të gatshme, një sasi ari dhe një pistoletë.

Në vendngjarje është gjetur një pushkë gjuetie me 22 copë fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Latest from Blog

Aksident në rrugën e Kombit

Një aksident trafiku ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës. Nga pamjet e siguruara, automjeti shihet se ka devijuar nga korsia e lëvizjes, duke përfunduar jashtë
Go toTop