February 23, 2026
1 min read

Aksident tragjik në Austri, Valon Berisha pa nga afër vdekjen e kushëririt

Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, ishte dëshmitar okular i një aksidenti tragjik që ndodhi të dielën në mëngjes në Austri.

Një 38-vjeçar zviceran nga Rothrist në Aargau doli nga rruga me furgonin e tij pranë stacionit të pushimit në Lindach, Laakirchen, dhe u përplas ballë për ballë me një barrierë druri, duke humbur jetënm shkruan medium austriak Krone.

Berisha po ngiste makinën direkt përpara furgonit të aksidentuar dhe e vuri re incidentin në pasqyrën e pasme.

“Ai u ndal menjëherë, vrapoi në vendngjarje, ofroi ndihmën e parë së bashku me dëshmitarë të tjerë dhe thirri shërbimet e emergjencës. Pas përpjekjeve rreth 30-minutëshe për ringjalljen e viktimës, ajo u shpall e vdekur. Valon Berisha dhe ndihmësit e tjerë u asistuan nga ekipi i ndërhyrjes në kriza i Kryqit të Kuq”, bën të ditur mediumi.

Po ashtu FC Zürich ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e viktimës dhe e mbështet Valon Berishën në këtë situatë të vështirë.

Latest from Blog

Aktorja e njohur në lidhje me Mbappe?

Kylian Mbappe duket se ka nisur një romancë të re. Ai u pa nën shoqërinë e aktores së njohur spanjolle, Ester Exposito, dhe rrjeti është ndezur me thashetheme. Informacioni rreth një takimi
Go toTop