Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe tashmë ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, janë takuar sot në mëngjes, vetëm pak orë para se Hamza të njoftonte dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i partisë.
Sipas burimeve, gjatë këtij takimi Kurti e ka garantuar Hamzën se, në rast të ndryshimeve të mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Lëvizja Vetëvendosje do të votojë pro ndryshimeve që mund të propozohen gjatë procesit.
Takimi mes dy politikanëve zhvillohet në një moment të rëndësishëm politik, teksa në skenën politike të Kosovës po diskutohen çështje që lidhen me të ardhmen e legjislacionit për Gjykatën Speciale.
Ligji për Specialen pret dekretimin nga presidentja
Aktualisht, Ligji për Dhomat e Specializuara ndodhet për dekretim te presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula.
Ndërkohë, sipas informacioneve të burimeve, gjatë takimit Kurti i ka shprehur Hamzës gatishmërinë e Vetëvendosjes për të mbështetur ndryshimet e mundshme ligjore, nëse një proces i tillë hapet.
Takimi është zhvilluar pak para se Hamza t’ia komunikonte Kryesisë së PDK-së vendimin për t’u larguar në mënyrë të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë.