March 12, 2026
1 min read

Mbi 100 qen endacakë u kastruan dhe u vaksinuan për 4 muaj në Fushë Kosovë

Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, Izja Mjeku, ka deklaruar se mbi 100 qenë endacakë janë kastruar dhe vaksinuar gjatë katër muajve të fundit.

Në emisionin “Fol me Arin”, Mjeku tha se problemi me qentë endacakë vazhdon të jetë problem për qytetarët në Fushë Kosovë.

“Komuna e Fushë Kosovës e ka një kontratë të trashëguar për trajtimin e qenve endacakë, dhe nga muaji dhjetor deri më tani kemi bërë kastrimin dhe vaksinimin e 135 qenve endacakë. Ky është një problem shumë i madh që na shqetëson neve në Fushë Kosovë, për shkak të numrit të madh të banorëve të koncentruar në një zonë shumë të vogël, mirëpo problemi i qeneve endacakë është problem jo vetëm i komunës, por i gjithë rajonit”, tha Mjeku.

Pos tjerash, Mjeku tha se çka po ndikon edhe më shumë në këtë shqetësim, është papastërtia e kësaj komune si pasojë e mbeturinave.

Latest from Blog

Go toTop