Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka bërë të ditur se ka nisur periudha e aplikimit për Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2026–2027.
Përmes këtij programi, familjet që i plotësojnë kushtet e përcaktuara do të mund të përfitojnë mbështetje financiare përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike.
Sipas ministrisë, aplikimi mund të bëhet nga një anëtar i ekonomisë familjare, ndërsa kërkesa duhet të lidhet vetëm me një njehsor elektrik.
Të drejtën për të përfituar nga kjo skemë e kanë familjet që plotësojnë kriteret dhe kushtet e përcaktuara në programin përkatës.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve të interesuar që të informohen për kriteret dhe procedurat e aplikimit, në mënyrë që të përfitojnë nga kjo formë e mbështetjes për shpenzimet e energjisë elektrike.