February 4, 2026
1 min read

Ndalohet një automjet në Vërmicë, në të kishte mbi 100 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar

Në Pikëkalimin Kufitar Vërmicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore, është ndaluar një automjet për kontroll të detajuar, ku është zbuluar mall i padeklaruar.

Në njoftimin e Doganës thuhet se në automjet janë gjetur dhe sekuestruar katalizatorë të bluar me peshë totale prej 102.10 kilogramë, me vlerë të përafërt rreth 8 mijë euro.

“Rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Aksident në rrugën e Kombit

Një aksident trafiku ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës. Nga pamjet e siguruara, automjeti shihet se ka devijuar nga korsia e lëvizjes, duke përfunduar jashtë
Go toTop